Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri gjatë ditës së sotme është vizituar nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ku kanë biseduar lidhur me gjendjen momentale të komunës pas vërshimeve, raporton InLajmi.
Haziri ka thënë se këtë komunë Hoti e ka mbështetur vazhdimisht në sektorin e bujqësisë dhe rinisë.
“Ne kemi 11 shkolla në renovim ndertim rindertim, dhe te gjitha programet e tjera që përfshinë bujqësinë rininë nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti nuk ka hezitu të na mbështes ne si Gjilanas dhe Anamoravë”ka thënë Haziri./InLajmi/