Kryerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, gjatë conferences tha se akuzat e partive politike, në adresë të KQZ-së dhe në adresë të saj, janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e këtij institucionit, raporton InLajmi.
Daka po ashtu ka thënë se kërcënimet publike ndaj saj dhe shqetësimet që po i përjeton familja e saj janë të paprecedenta dhe të rrezikshme.

“Akuzat e partive politike, në adresë të KQZ-së dhe në adresë time personalisht, janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit, për ta pamundësuar zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.
Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime – janë të paprecedenta dhe të rrezikshme.
Të gjithë kandidatët që dje e kanë parë vetën në listën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si persona që nuk plotësojnë kriterin për t’u certifikuar si kandidat për deputetë, do t’iu them vetëm dy fjalë, shkurt, shqip dhe qartë: Është ligji dhe aktgjykimi i Gjyaktës Kushtetuese që ua pamundëson kandidimin dhe jo unë.
Unë nuk e kam shkruar Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe as nuk e kam votuar”,ka thënë Daka.
Ndër të tjera ajo ka folur edhe për ligjin në fjalë që i pamundëson disa kandidatëve të garojnë në zgjedhje.
“Unë nuk e kam shkruar as nenin 29 të këtij ligji. Nuk e kam shkruar as germën Q të këtij neni, që pamundëson kandidimin e një personi i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.
Unë nuk e kam shkruar as Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që kërkon zbatimin e kësaj dispozite ligjore.
Çdo person që mendon se po i bëhet e padrejtë, do të mund të ankohet në institucionet si PZAP apo edhe në Supreme. Ne do t’i zbatojmë vendimet e tyre”, është shprehur ajo./InLajmi/





















