Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar 2 persona pasi që të njejëtit dyshohet se kanë kryer vepër penale , mashtrim, shkruan InLajmi.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës këta presona kanë kryer mashtrim ndaj një personi tjetër kosovar lidhur me një marrëveshje që kishin mes vete, ku ky i fundit i kishte dërguar 5000 euro nga një shtet i huaj për t’i gjetur nuse.
“Me 20.01.2021 pas disa hetimeve të zhvilluara policia ka arritur ti arrestoj dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovar nën dyshimin se të njëjtit gjatë një periudhe kanë kryer vepren e mashtrimit ndaj viktimës mashkull kosovar lidhur me një marrëveshje që kishin mes vete viktima u kishte dërguar rreth 5000 euro nga nje shtet i huaj, që të dyshuarit ti gjejnë një vajzë për tu martuar, por sipas tij të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”,njofton policia e Kosovës./InLajmi/.