IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit rastet e vdekjes janë nga komunat Deçan, Ferizaj, Istog, Prizren, Rahovec, Viti dhe Vushtrri me nga një rast të vdekjes.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç)”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së
Që nga fillimi ipandemisë e deri më tani në vend janë shënuar 1.433 raste të vdekjes./InLajmi/