Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratat e radhës me specializantët, InLajmi.
Në konferencë u bë e ditur se 166 specializantë do t’i nënshkruajnë kontratat, për të filluar me specializime më 1 shkurt.
Me këtë rast Zemaj ka thënë se këto kontrata po shpërndahen më herët me qëllim që mos të diskriminohet askush.
“E kemi parë të arsyeshme që të bëjmë më herët shpërndarjen e kontratave. E kemi marrë obligim fillimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin”,
“Kemi vendosur që askush mos të pret e mos të diskriminohet”ka thënë Zemaj./InLajmi/