Ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë , ne mes të një automjeti dhe një këmbësoreje,këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, përcjellë InLajmi.
Sipas Policisë së Kosovës aksidenti që përfundoj me fatalitet ka ndodhur rreth orës 18:00, dhe këmbësorja Sh.J , 29 vjeç, nuk ka arrit të përballoj plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë në QKUK.
Njoftimi i Plotë i Policisë së Kosovë:
“Sot rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësoreje.
Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda tupore dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.
Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor.
Informacion shtesë:
Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emërgjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J , 29 vjeç, nuk ka arrit të përballoj plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Aktualisht hetuesit e njësitit të trafikut rrugor kanë nisë një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”/InLajmi/




















