Aktori i mirënjohur Astrit Kabashi ka publikuar një foto në të cilën shihet një tekst shkollor i Gjuhës Shqipe për klasën e 5-të që shkruan “Ja po flet, ja e preva djalin”!- Mos ma pre djalin!”, përcjell InLajmi.
Kabashi shkroi se ka shpresë që dikush më në fund do të merret me këto tekste që promovojnë dhunë.
Postimi i plotë i tij:
“Shihni librin “Gjuha shqipe” klasa e 5-të! Nga keta libra mesojnë femijet tanë.
-Ja po flet, ja e preva djalin!
– Mos ma pre djalin!
Gjithmone me shprese qe me ne fund dikush, do mirret me keta libra qe promovojne dhune!”/InLajmi/