Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në origjinën e saj ka pasur elemente neo-marksiste.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se tani me emrat e përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të VV-së, është e vështirë të qartësohet se çfarë orientimi ideologjik ka ky subjekt politik.
“Kur pashë listën e VV-së u përpoqa ta definoj në kuptimin ideologjik, por tash po shoh që po zhbëhet ideologjikisht. VV ka qenë qartësisht neo-marksiste”.
“A nuk i keni parë veprimet në institucione dhe në rrugë – presioni që nuk njeh ligjin dhe kushtetutën – e gjitha kjo është një gjë që unë shpresoj që e ka kapërcyer”.
“Ka pasur edhe origjinë edhe artikulime të qarta neo-marksiste. Tash nuk mund të them qartësisht se çfarë është”.