Shkolla “Zenel Hajdini” në Prishtinë ka kthyer prapa nxënësit në paraditen e sotme. Një problem me kaldajën në këtë shkollë ka pamundësuar ngrohjen, për çka është marrë vendimi që mësimi të pezullohet paraditen e sotme.
Drejtuesit e shkollës kanë intervenuar menjëherë, duke zgjidhur ndërkohë problemin me kaldajën.
“Ka qenë një problem me kaldajë, i cili është rregulluar më pas. Mësimi do të fillojë sot në orën 13:00, andaj ftojmë të gjithë nxënësit që të vazhdojnë mësimin në këtë orar që nga dita e sotme”, ka thënë koordinatori i shkollës, Afrim Gërbeshi.
Mësimi nuk është mbajtur dhe nuk do të mbahet fare gjatë ditës së sotme në shkollën “Mehmet Xhevori”, shkruan IndeksOnline.
Një prishje e trafos ka lënë shkollën pa energji elektrike, duke pamundësuar ngrohjen në temperaturat e ulëta të dimrit. Me vendim të drejtorit të shkollës, mësimi ka kaluar në sistemin online në këtë shkollë.