Mbrojtësi i krahut, Marcelo mund të largohet në fund të këtij edicioni nga Real Madridi.
Braziliani nuk është më në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe për këtë arsye pritet që edicionin tjetër të mos jetë pjesë e klubit spanjoll.
Situata e mbrojtësit të krahut të majtë është duke e monitoruar klubi francez Monaco shkruan AS.
32-vjeçari këtë sezon ka luajtur në vetëm gjashtë ndeshje në La Liga. Marcelo ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2022, transmeton Sinjali.
Ai është pjesë e “Mbretërve” që nga viti 2007, kur u transferua nga Fluminense.