Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e veteranit të gazetarisë Muharrem Ramabaja, përcjellë InLajmi.
Në njoftim thuhet se Ramabaja pas një sëmundje të rëndë disa vjeçare ka ndërruar jetë në mbremjën e së hënës.
Poashtu Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve
Postimi i plotë i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës:
Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Muharrem Ramabaja
PRISHTINË, 19.01.2021 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e veteranit të gazetarisë, Muharrem Ramabaja.
Ramabaja kishte punuar si gazetar në gazetën Zëri që nga viti 1977, ku më pas në vitin 1990, u emërua drejtor i gazetës të cilën e udhëhoqi deri në vitin 1993.
Ramabaja ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 65-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë disavjeçare.
Për shkak të pandemisë, varrimi do të mbahet me rrethin e ngushtë familjar, në Zllatar.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve.
/InLajmi/