10.497 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Itali.

Italia radhitet e 7-ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara, me gjithsej 2.400.598 raste si dhe me 83.157 viktima.

1.781.917 persona janë shëruar nga COVID-19 në Itali, ndërsa 535.524 raste janë aktive me të, transmeton kanal 10.
Deri tani në Itali janë kryer 29. 619. 436 testime kundër COVID-19.




















