Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Philip Gordon, të sapo zgjedhurin zëvendës këshilltar për Siguri Kombëtare në zyrën e zv.Presidentes amerikane Kamala Harrisp përcjell InLajmi.
Hoxha, ka thënë se ndjehet i lumtur se miqtë që kanë marrë pjesë në shtet ndërtimin e Kosovës po i kthehen Shtëpisë së Bardhë.
“Urime për Philip Gorgon, për emërimin si zv.këshilltar për Siguri Kombëtare te zv,presidentja amerikane Kamala Harris. Jam i lumtur që shoh miqtë që ishin pjesë e shtet-ndërtimit të Kosovës, duke u kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Pres të punojmë ngusht me administratën e re për të përfunduar atë që kemi filluar së bashku: Kosovën, anëtare të plotë dhe të barabartë në OKB.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Gordon, ka qenë një zë i fuqishëm mbështetës për pavarësinë e Kosovës si dhe për ta çuar vendin drejt anëtarësimit në OKB./InLajmi/