Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj së bashku me Ish –ministrinë e Financave Bedri Hamzën kanë prezantuar planin e Rimëkëmbjes Ekonomike në Pestovë të Vushtrrisë epiqendrën e prodhimtarisë së patates, përcjell InLajmi.
Hoxhaj tha se ndihet krenarë me prodhuesit vendor dhe se me vullnet, me punë dhe me sakrificë po luftojnë pasojat e pandemisë Covid-19.
Ai më tutje shtoi se këtë betejë do ta luftojnë së bashku dhe se rimëkëmbja e sektorit privat do të ndodhë vetëm më planin e PDK-së,i cili parashikon 1 miliardë investime.
Më tutje Hoxhaj tregoi se nga ky plan do të përfitojnë shume sektorë ndër to është ku fabrika „Albed“ në Vushtrri dhe fabrika e prodhimit të ëmbëlsirave „Misini“ në Mitrovicë.
Postimi i plotë i tij :

“Bashkë me Bedri Hamzën prezantuam planin e rimëkëmbjes ekonomike në Pestovë të Vushtrrisë – në epiqendrën e prodhimtarisë së patates , kualiteti i së cilës tejkalon kufinjtë rajonalë dhe është i matshëm me atë të Bashkimit Evropian.
Krenarë me prodhuesit tanë, të cilët me vullnet, me punë dhe me sakrificë po luftojnë pasojat e pandemisë.
Këtë betejë do ta bëjmë së bashku. Rimëkëmbja e sektorit privat do të jetësohet vetëm me planin e PDK-së, i cili parasheh 1 miliard investime, prej tyre 500 milionë grante pa kthim./InLajmi/