Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka postuar në faqen e tij në Facebook një video në Shtëpinë e Bardhë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekononike Kosovë-Serbi, përcjell InLajmi.
Kjo marrëveshje nga Kosova dhe Serbia u nënshkrua më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizim ekonomik.
Ndërkaq Hoti ka thënë se Kosova po e thellon bashkëpunimin.
“Me LDK-në, Republika e Kosovës thellon bashkëpunimin dhe kultivon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Hoti./InLajmi/.