Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, është kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Matoshi ka thënë që më herët nuk e kishte menduar që mund të ishte politikane e ardhshme.
“Në asnjë moment më përpara, nuk e kam menduar dhe as nuk e kam pasur synim që të jem politikane. As nuk e kam menduar dhe ende nuk mund ta besoj që jam këtu ku jam”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka thënë se i ka hyrë politikës ka ardhë si rezultat i një zhgënjimi që e ka pasur shumë më përpara gjatë rrugëtimit sajsi person,trasmeton Klan Kosova
“Angazhimi im në këtë rrugëtim, që është shumë i vështirë dhe me plot sfida ka ardhë si rezultat i një zhgënjimi që e kam pasë shumë më përpara gjatë rrugëtimit tim si person, si qytetar i thjeshtë, si nënë dhe artiste. Kam hasur në shumë probleme dhe vështirësi”, ka thënë Matoshi