Donald Trump e ka nisur ditën e tij të fundit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Siç kanë raportuar mediat amerikane, besohet se ai do ta shfrytëzojë këtë ditë për t’u fokusuar në dhënien e faljeve presidenciale.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump “do të bëjë shumë telefonata dhe do të ketë disa takime” – të njëjtat fjalë që janë përdorur për ta përshkruara agjendën e tij gjatë javëve të kaluara.
Mëngjesin e të mërkurës, pak përpara inaugurimit të Joe Biden, Trump do të marrë pjesë në një ceremoni me mbështetësit e tij në Bazën Ajrore Andrews.
Ai më pas – për herë të fundit – do të hipë në aeroplanin presidencial dhe do të udhëtojë në rezidencën e tij të klubit të golfit, Mar-a-Lago, në Florida, transmeton Klan Kosova.
Donald Trump është presidenti i 4-të në historinë amerikane që do ta bojkotojë ceremoninë e betimit të pasardhësit e tij.