Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar lagjen “Dardania” në Fushë Kosovë, ku është projektuar të ndërtohet një rreth-rrotullim, përcjell InLajmi
Abrashi tha se rreth-rrotullimi do bëhet për ta shkarkuar lagjen “Dardania” të Fushë Kosovës për shkak të rritjes së fluksit të veturave.
Ai ka thënë se do të bëhet zgjidhje afatgjate për mbi 45 mijë vetura që kalojnë brenda ditës në rrugën N9.
Postimi i plotë i tij:
Lagjja “Dardania” dhe rruga N9 së shpejti me zgjidhje afatgjate
Kompania projektuese bashkë me inxhinierët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë hartuar projektin e rreth-rrotullimit në lagjen “Dardania”, që së shpejti do të nis realizimi.
Do të bëhet zgjidhje afatgjate për mbi 45 mijë vetura që kalojnë brenda ditës në rrugën N9.
Vazhdojmë me punë ✌️✌️/InLajmi/