Dogana e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një kontroll në 6 barnatore që gjenden përgjatë rrugës “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, shkruan InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se aksioni ende është duke vazhduar brenda kryeqytetit.
“Është duke vazhduar aksioni në barnatore të cilat dyshohen për mallra të kontrabanduara .Gjithse në 6 lokacione me urdher të prokurorit kanë hy dhe kanë filluar kontrollen.Disa vende janë hasur barrëra, por ende nuk e kemi përfunduar aksionin. Për momentin ende nuk ka ndonjë person të arrestuar”, ka thënë Stavileci.
Ndërsa ka treguar se në fund të operacionit dogana do të bëjë publik një raport mbi rezultatin e operacionit./InLajmi/