Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje përmes një video mesazhi ka ftuar që mërgimtarët të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjellë InLajmi.
Ai tha se u bënë thirrje qytetarëve jashtë vendit të ushtrojnë këtë të drejtë themelore deri me 21 janar ora 18:00 me kohën lokale të Kosovës dhe të bëjnë përzgjedhjen e instuticioneve të vendit.
“Andaj ju bëjë thirrje ta ushtroni këtë të drejtë themelore, e cila ju bënë pjesë të pandashme të proceseve vendimmarrëse në skenën politike dhe në përzgjedhjen e përfaqësuesve të popullit në institucione. Na ndanë pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur”, tha Kurti.
Kurti zgjedhjet e 14 shkurtit i quajti referendum dhe tha se së bashku do të i’a dalim për të mirën e vendit.
“Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit”. Bashkë I kemi qëdnruar gjithmonë afër Kosovës. Bashkë gjithnjë ia kemi dalur për të mirën e vendit. Tash ju bëjë thirrje të jemi të bashkuar edhe në proceset demokratike në të cilar po kalon vendi ynë”, shtoi ai./InLajmi/