Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq orë më parë është arrestuar nga aotoritetet e vendit, përcjell InLajmi.
Ndërkaç zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar menjëherë pas arrestimit të tij duke kërkuar që gjykatat të lihen të vendosin vetë dhe se ata janë të vendosur t’u japin fund abuzimeve.
“Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’i japë fund të gjitha abuzimeve”,shkroi Abazoviq në Twitter.
Bashkë me Nekriqin, janë prangosur edhe Sead Osmanoviq, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin, Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit./InLajmi/.