Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku një 15 vjeçar ka humbur jetën, pas një përleshje mes 5 personave të mitur, përcjell InLajmi.
Pas tragjedisë njoftohet se gjatë ditës së nesërme do të ketë një protestë lidhur me neglizhencën e institucioneve.
Njoftimi u bë i ditur nga në faqe zyrtare “Lagjja Bajram Curri” Prizren.
Postimi i plotë Lagjia Bajram Curri:
Pas rastit tragjik qe ka ndodhur ne afërsi te shkollave,ku një i moshës 15 vjeqar ka humbur jetën. Kerkojm bashkpunim te drejtorëve te shkollave qe Nesër me datë 19.01.2021 te behet nje protest lidhur me neglizhencen e instucioneve siq eshte Policia,protesta do fillon nga orët e para te mengjesit duke vazhduar me 2 orë bojkot të mesimit,fillimisht ju ftojmë te gjithë prindëve qe neser te dilni në mengjes ne orët e para duke filluar qysh nga ora 08:00 sepse raste te tilla nuk duhet perseritur!
Familjarëve te ndjerit ju shprehim ngushllime më te sinqerta zoti ju ndihmoftë dhe ju lehtsoft kete dhimbje!
Me respekt Stafi Faqes ne bashkpunim me Drejtorët e Shkollave të Lagjes! /InLajmi/.