Nga data 13 janar ka filluar afati për aplikimin e votuesve jashtë Kosovës për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell InLajmi.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje janë gjithsej mbi 52 mijë aplikime të pranuar deri më 17 janar 2021.
“Mbi 52000 aplikime të pranuara”, shkruan Vetëvendosje në Facebook.
Kujtojmë se për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ku sipas kësaj partie kishin qenë gjithsej rreth 40 mijë aplikime, prej të cilave të pranuar ishin rreth 35 mijë./InLajmi/.