IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve ne vendin tonë nga koronavirusi ka vdekur vetëm një person, përcjell InLajmi.
Rasti i vetëm i vdekjes sipas njoftimit është një 74 vjeçar nga komuna e Ferizajt i cili nuk mundi t’a mposhtë këtë pandemi
“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Ferizaj 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së
Ndërkaq që nga fillimi i pandemisë kanë rezultuar 1.411 raste të vdekjes./InLajmi/