Vasfije Krasniqi-Goodman, është gruaja e parë e cila mori guximin dhe doli para botës publikisht duke treguar për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, përcjell InLajmi.
Madje ajo njihet edhe si heroina e popullit shqiptarë e cila i mbijetojë një torture të tmerrshme nga serbët gjatë periudhës së vitit 1998-1999.
Ndërsa tani publikisht ka treguar se do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes.
Postimi i plotë i saj:
Qytetarë të dashur të vendit tim!
Asnjherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetës një detyrë e që nuk është e leht aspak për mua.
Siq edhe e keni kuptuar unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë që edhe më aktivisht t’përfaqësoi të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.
Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë do të jetë sfid dhe nder për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocinal, e nder sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoi me dëshirën ma t’madhe, dhe ju e dini përse!
Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke hyrë në listën e kandidatëve për deputet në subjektit Vetëvendosje.
Falenderoi secilin nga ju që në një mënyrë apo tjetër më keni mbështetur dhe më mbështesni./InLajmi/