Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot do të bëhet përurimi i aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, i cili është investim i kësaj komune, përcjell InLajmi.
Në ceremoninë e përurimit të këtij objekti do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, Ambasadorë të akredituar në Kosovë, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Ceremonia do të mbahet sot, e hënë më 18 janar, duke filluar në 9:30, në objektin e AKF-së, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve./InLajmi/