Kryetari i SBASHKU-të është proncuar në lidhje me kërkesen e tyre për shtesa me vlerë prej 100 eurove për mësimëdhënësit. Ai tha se grevat nuk do ti quaja kërcenim mirëpo paralajmërim për qeverinë në detyrë, raporton InLajmi.
“Nuk është kërcënim, por unë do ta quaja paralajmërim sepse edhe me ligjin për grevat dhe konventat ndërkombëtare Sindikata është e obliguar të lajmërojnë me kohë dhe të tregojë që nëse nuk realizohen çka pritet tutje. Këshilli Drejtues e ka autorizuar kryetarin dhe Kryesinë që në rast se këto 2 kërkesa nuk përmbushen unë dhe Kryesia jemi të autorizuar që të fillojmë me veprime sindikale” – tha ai.
Jasharaj më tutje shtoi se kryeministri Hoti dhe ministri Likaj duhet të bisedojnë në lidhje me këtë çështjen e shtesave pasi që volumi i punës është rritur tek mesimdhënësit dhe se këta të fundit presin me padurim për një përgjigjje.
“Kryeministri Hoti dhe ministri Likaj duhet të ulen të bisedojnë me ne në mënyrë që të gjejmë një zgjedhje edhe për kërkesën tonë për shkak se volumi i punës në arsim është shtuar shumë. Besojmë që këtë javë ministri Likaj do ta tregoj këtë vullnet dhe me të nënshkruar të kontratës tensionet në shkolla do të bien sepse mësimdhënësit janë duke e pritur më padurim dhe ata besojnë që kryeministri Hoti do të ju dal në përgjigje që edhe sistemit arsimor t’i bëhet një mbështetje” – shtoi ai.
Rrahman Jasharaj theksoi se janë gjithësej 2 kërkesa të cilat kanë mbetur pa u zgjidhur dhe opisioni i vetëm sipas tij është greva.

“Siç e din edhe opinioni edhe këshilli drejtues i SBAShKU-t i kishte thënë po fillimi të periudhës së dytë, mirëpo dihet se dy kërkesat tona kanë mbetur pa u zgjedhur dhe opsioni i grevë mbetet i hapur, ne jemi në pritje që të takohemi me kryeministri Hoti edhe me ministrin Likaj ngase edhe sot rishtazi ju kemi dërguar shkresa zyrtare për takime. Nga ana tjetër vetë fakti se nuk kemi asnjë informatë nga tereni vlen të theksohet se gjysmëvjetyori i dytë ka filluar mirë. Pasdite do të komunikojmë me secilin veç e veç për të parë se si ka shkuar mësimi” – tha Jashari.
Ndërsa ai përfundoi duke thënë se “Deri më tash një përgjigje nuk e kemi nga subjektet politike pasi që ata presin zyrtarisht të fillojnë më fushat dhe në kuadër të fushatës ta bëjnë edhe këtë. Ajo që di dhe jam i sigurt se neve ju kemi dërguar të gjitha subjekteve politike ftesa zyrtare dhe unë uroj dhe besoj që ata janë në nivel të tillë të pjekurisë dhe se në takimet me ne nuk mund të ju sigurojmë vota”/InLajmi/