Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në fshatin Dukat.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:35, si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme material.
“Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:35, në aksin rrugor Vlorë-Sarandë, në fshatin Dukat, një mjet i markës Renault, me drejtues shtetasin A. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale, trasmeton Top chenel.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
 
 
  
 















