Kryetar i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka është shprehur i tronditur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot me ç’rast ka humbur jetën një 15 vjeçar si pasojë e plagëve të marrura, përcjell InLajmi.
Ai më tutje tha se i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit.
Postimi i plotë i tij:
“Tronditës lajmi për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot, me ç’rast ka humbur jetën një 15 vjeçar si pasojë e plagëve të marrura.
Nga drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës, u informova që personi përgjegjës, i cili poashtu është i mitur, tashmë është në mbajtje si dhe policia është duke hetuar të gjitha rrethanat në lidhje me këtë rast të rëndë.
Në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit.
Me shpresë që ngjarjet e tilla të mos ndodhin kurrë më.”/InLajmi/