Shqiptari i parë kampion bote në boksin profesional, Haxhi Krasniqi, ka dhënë një intervistë lidhur me debatin e partive politike në Kosovë.
Krasniqi ka komentuar debatet e nxehta të bëra javëve të fundit rreth diasporës dhe bashkatdhetarëve.
“Ndjej dhimbje për vendin tim dhe është prekëse”,është shprehur mes tjerash ai, për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”.
Kohët e fundit ka pasur edhe zëra të cilët thonin se Krasniqi do t’i futet politikës, por një gjë të tillë e mohon vetë ai, duke thënë se Kosovën do ta ndihmojë vetëm me anë të sportit.