Fillon verifikimi i kandidatë që kanë dënime në 3 vitet e fundit, afati për certifikim pas 2 ditëve
Sipas IKD-së, LVV, PDK, e Nisma kanë kandidatë të dënuar në 3 vitet e fundit për vepër penale.
1079 është numri i kandidatëve të cilët kanë aplikuar që të bëhen deputetë në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.
Por, duket se jo të gjithë do të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kjo si pasojë e dispozitivit të dytë të aktgjykimit të Kushtetueses, i cili ua pamundëson kandidimin atyre që janë të dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit.
Për këtë arsye, të hënën KQZ ka dërguar listat e subjekteve politike tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës për verifikimin e këtyre kandidatëve, shkruan Gazeta Express.
KGJK ka afat deri të mërkurën që t’i dërgojë emrat e atyre që janë të dënuar në këtë Komision.