Kandidati për President nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit qeverisës, ka paralajmëruar referendum për bashkimin me Shqipërinë,raporton InLajmi.
Ndër të tjera Haradinaj ka folur edhe për raportin me shtetin mik, Amerikën ku ka thënë se kjo e fundit e ka ndihmuar shtetin e Kosovës të marr njohjen nga Izraeli.
“Nuk kemi me pranu me mbet as konflikt I ngrirë e as nuk kemi me pranu me na nda, por kemi me shku në referendum për bashkim me Shqipërinë, mbanë mend këtë, jo se na po duam, por qe 20 vjet i kemi dhënë fjalën perëndimit që po duam me respektuar një vizion të përbashkët për një Kosovë euro-atlantike me hy në BE me shku në NATO, me u bë anëtare e OKB-së, me na njohë Serbia, dhe me dashtë BE-ja me i bindë pesë vendet me na njoh jo me na lënë kështu vjerrë gjatë, deshi Amerika na ndihmoi me marrë njohjen e Izraelit, ndërsa ku janë partnerët tanë evropian, pse na mbajnë kështu të izoluam, pse na lënë me pritë, e kohë pas kohe na thonë se e keni këtë faj e atë faj.”/InLajmi/