Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit gjatë ditës së sotme ka bërë ndarjen e çmimit vjetorë “Anton Çetta”, përcjell InLajmi.
Çmimi vjetor “Anton Çetta” në fushën e trashëgimisë shpirtërore iu nda profesorit Frrok Kristaj, i cili u shpreh falënderues dhe i nderuar.
Ky çmim u nda nga Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me Kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.
Ky çmim është caktuar në fund të vitit të kaluar në fushën e trashëgimisë kulturore nga Qeveria e Kosovës dhe jepet për herë të parë./InLajmi/