I ftuar në inaugurim e Presidentit Amerikon Joe Biden është edhe ish-deputeti Faton Bislimi, përcjellë InLajmi.
Mirëpo ai ka treguar se nuk mund të shkoj , si rezultat i protokolleve të ndalesës së hyrjes në SHBA të pasagjerëve që kalojnë qoftë edhe transit nëpër zonën Schengen.
Ai tha se përkundër dëshirës që të jem prezent ne Capitol Hill në ceremoninë historike të përurimit presidencial për Biden, udhëtimi drejtë Washington-it po bëhet i pamundur, dhe jam detyruar të kthehem nga Vjena.
Theksojmë se inaugurimi i presidentit amerikan, Joe Biden, do të bëhet të mërkurën, pra më 20 janar.
Postimi i plotë i tij:
“Përkundër dëshirës që të jem prezent ne Capitol Hill në ceremoninë historike të përurimit presidencial për Biden, udhëtimi drejtë Washington-it po bëhet i pamundur, dhe jam detyruar të kthehem nga Vjena, si rezultat i protokolleve të ndalesës së hyrjes në SHBA të pasagjerëve që kalojnë qoftë edhe transit nëpër zonën Schengen (për shkak të Covid-19 dhe variantit të ri të virusit tanimë të konfirmuar nëpër shumë shtete, si dhe sigurisë së tejshtuar).
Të jem në listën e mysafirëve të ftuar e konfirmuar për pjesëmarrje në ceremoninë zyrtare të Inagurimit të Presidentit të ri të SHBA-ve, z. Joe Biden, dhe Zëvendës Presidentes znj. Kamala Harris, është nderi më i madh jetësor për mua dhe për atë që unë përfaqësoj – së pari si shqiptar nga Kosova, si anëtar ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, por edhe si përfaqësues politik i Republikës sonë të re!
Prezenca e emërit tim në listën e mysafirëve të konfirmuar të Inagurimit të Presidentit mbetet testament i palëkundur i vlerësimit të miqëve të mi në Washington për bashkëpunimin dhe lidhjen e pashkëputshme që kemi.
Washingtoni mbetet ylli polar i orientimit tim në politikë, dhe i angazhimit tim për të ruajtur e sforcuar miqësinë tonë permanente me SHBA-të, si një gurthemel i Rugovizmit të vërtetë!”/InLajmi/