Kuvendi Komunal i Gjakovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një zyrtarë i saj, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit thuhet se zyrtari ishte Rifat Vula i cili ka vdekur si pasojë e koronavirusit.
Po ashtu theksohet se Vula ishte punëtori i dalluar i Palestrës së Sporteve “Shani Nushi” në të cilën punoi për 50-të vite.
Postimi i plotë i Kuvendit Komunal të Gjakovës
Me keqardhje kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta si pasojë e COVID-19 të kolegut të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Rifat Vula.
Rifati ishte punëtori i dalluar i Palestrës së Sporteve “Shani Nushi” në të cilën punoi për 50-të vite. Ai ishte i njohur për të gjithë si njeri punëtorë e sportdashës.
Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe bashkëpunëtorëve!/InLajmi/.