Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur të shtunën pasi që i njejëti ishte i përfshirë në një aksident që kishte ndodhur më 8 janar në fshatin Kovaqec të Kaçanikut, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të Policisë, në raportin 24 orësh thuhet se i ndjeri ishte duke u trajtuar në një spital jashtë vendit ku edhe ka vdekur
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet si aksident me fatalitet./InLajmi/.