Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Bedri Hamza po e shpalosin programin e PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike, raporton InLajmi.
Në këtë adresim, Hoxhaj pati edhe disa fjalë për Albin Kurtin, e cili e ka refuzuar atë për debat.
“Unë e kam sfiduar kundështarin tonë kryesor politik, Albin Kurti, të veproj njejtë. Të prezantojë dhe debatoj për Programin e tij me neve. Natyrisht, ai kundërshtoi. Ai po fshihet. Ai po e shmang krahasimin. Ai nuk e humbet asnjë rast për t’i injoruar qytetarët e Kosovës. Ai nuk ka respekt për demokracinë tonë. as respekt për procesin elektoral. Vetëm liderët autoritar refuzojnë debatet. Vetëm liderët autoritar i fshehin qëllimet e tyre. Vetëm liderët autoritar i marrin rezultatet e zgjedhjeve si të mirëqena para se të ndodhin ato. “, ka thënë Hoxhaj.
“Albin Kurti na tha që nuk dëshrion të debatoj me neve sepse i ka fituar zgjedhjet! Por, më lejoni t’i them atij një gjë: në demokraci zgjedhjet vendosen prej qytetarëve dhe jo politikanëve.”, ka thënë ai./InLajmi/