Derisa janari sjell borë në shumicën e vendeve të botës, kjo deri tani nuk ka vlejtur edhe për shkretëtirën e Saharës dhe Lindjen e Mesme.
Mirëpo këtë muaj është parë borë në Sahara dhe temperaturë deri në -2 gradë celsius në Arabinë Saudite, raporton Geo TV, transmeton DailyMail.
Një fotograf ka kapur pamje të mahnitshme të akullit nëpër Saharë derisa edhe temperaturat janë shënuar të ulëta, trasmeton Koha.
Ndërkaq në Arabinë Saudite, vendasit dhe vizitorët e ndryshëm janë dyndur në shkretëtirën e Aseerit për t’i shijuar pamjet interesante.