Teksa po përgatitet që të përfundojë një mandat të trazuar 4 vjeçar si president i Shteteve të Bashkuara dhe po përballet me gjykim të mundshëm në Senat, Donald Trump po e shqyrton mundësinë e faljes së vetes, ka thënë një burim që ka njohuri për këtë çështje.
Por, janë ngritur pyetje nëse kompetencat e gjera ekzekutive të presidentit, që burojnë nga Kushtetuta amerikane, ia lejojnë atij që të ndërmarrë një vendim të tillë.
Departamenti amerikan i Drejtësisë më herët ka thënë se Kushtetuta nuk lejon që një president që është ende në zyrë, të akuzohet, por një ish-president nuk gëzon mbrojtje të tillë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, duke prezantuar artikullin e miratuar për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton REL.
Këto janë problemet e mundshme kushtetuese që mund të burojnë nëse një president falë veten dhe pse një veprim i tillë nuk do ta mbronte ligjërisht Trumpin, pasi ai të përfundojë mandatin e tij presidencial.
















