Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se ka shkarkuar para 2 dite në Therandë ish kryetarin e degës, Sami Hajdaraj pasi ky i fundit thuhet se ka neglizhuar çështjet organizative të degës, përcjellë InLajmi.
Nisma qytetarëve, strukturave dhe simpatizantëve në Therandë ju ka bërë thirrje të bëjnë realitet qëllimin e tyre të 14 shkurtit.
Njoftimi i plotë i Nismës:
Njoftojmë opinionin publik se me propozim të degës së Nismës Socialdemokrate në Therandë, NISMA para dy dite e ka liruar nga detyra, ish kryetarin e degës, Sami Hajdaraj, për shkak të neglizhencës në çështjet organizative të degës dhe për shkak të pazareve politike.
Ftojmë përkrahësit tonë në këtë qytet që të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve të pazargjinjve, por të vazhdojnë aktivitetin e tyre në funksion të mbështetjes së projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Ju bëjmë thirrje të gjitha strukturave dhe simpatizantëve të Nismës në Therandë, që të mobilizohen fuqishëm drejt qëllimit tonë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit./InLajmi/