Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në disa lagje është rikthyer furnizimi me ujë të pijëshëm mirëpo zonat e larta vazhdojne të mbesin pa ujë përcjellë InLajmi.
Pa ujë mbesin Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Mati 1,Matiqani (pikat e larta), Bregu i Diellit.
Kujtojme se furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë dje në mbremje si pasojë e turbullirave në liqenin e Badovcit .
Njoftimi i plotë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”:
“ITUP Badovc, rikthehet në punë
Të nderuar konsumatorë, fillimisht kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim nga ana juaj.
Për shkak të nivelit jashtëzakonisht të lartë të turbullirës në liqenin e Badocit dhe pamundësisë për të trajtuar atë, mbrëmë u detyruam që të ndërpresim në tërësi trajtimin e ujit nga ky Impiant Trajtimi.
Stafi i ITUP Badovc nën udhëheqjen e Drejtores Teknike së bashku me stafin , departamentin për kualitet të ujit për pije, arritën tani ta rikthejnë ne punë, mirëpo me kapacitet minimal.
Pavarësisht funksionalizimit me alternativa tjera teknike, për t’iu furnizuar sado pak me ujë nga linjat tjera, zonat e larta mbesin pa ujë, përveç zonave te ulëta ne lagjen Mati.
Ekipet tjera teknike janë ne terren duke punuar në të gjitha drejtimet.
Pa ujë të pijshëm janë shumica e zonave që furnizohen me ujë nga ITUP Badoc: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Mati 1/ Matiqani (pikat e larta), Bregu i Diellit.
Do të ju mbajmë vazhdimisht të informuar, varësisht nga situata në të cilën do gjendemi me kualitet te ujit në burim. Ne varësi te mundësive me kapacitet trajtuese, do ngritet gradualisht kapaciteti trajtues ne ITUP, ndërsa rikthimi i furnizimit për shumicën e zonave pritet pas orës 15:00 .”/InLajmi/