Kryetari i Drenasit Ramiz Ladrovci ka thënë se gjatë së hënës do të ngrisë padi ndaj Vehbi Kajtazit përcjell InLajmi.
Ladrovci tha nëse sistemi gjygjësor i Kosovës do të ishte i drejtë atherë shifjet ndër vite do të kishin fund.
Postimi i tij i plotë:
Kam pritur reagime nga dje kur preka në plagë të pashëruar, por nuk e kam pritur nga Vehbi Kajtazi.
Nëse sistemi ynë gjyqësor do ishte më efikas, shpifjet që më janë bërë ndër vite, do të kishin epilog dhe do të mblidhnin mend shpifësit.
Të hënën do të shtohet edhe një padi për shpifje, kundër Vehbi Kajtazit.
Pres sjellje më dinjitoze se kolegu i tij i cili për të njëjtën shpifje thoshte se portalet i kanë fajet!/InLajmi/




















