Nga sondazhi i institutit PIPOS, 40% janë pro që Vjosa Osmani të bëhet presidente e Kosovës.
I dyti vjen Murat Jashari me 18.5%, dhe Vlora Çitaku me 14.5%.
55% e respondentëve kanë votuar për një grua për t’u bërë presidente.
Fisnik Halimi nga PIPOS në prezantimin e këtij sondazhi ka thënë që përzgjedhja e personaliteteve nga kjo listë kanë ardhur në bazë të emrave që janë lakuar se do të kandidonin për këtë post, si dhe nuk kanë dashur ta lënë asnjë parti pa përfaqësim, Klan Kosova.
Ai ka thënë që i kanë vendosur këta emra pa autorizimin e askujt në këtë listë.