OAK ka mbajtur takim të përbashkët me bizneset dhe Komisionin e lëndës së parë nga Dogana, përcjell InLajmi.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me vështirësitë që bizneset prodhuese po hasin si rezultat i moslirimit të lëndës së parë nga Taska Doganore.
Njoftimi i plotë nga OAK:
“OAK mbanë takim të përbashkët me bizneset dhe Komisionin e lëndës së parë nga Dogana
Problemet me lirimin e lëndës së parë nga taksa doganore, mospranimi i kikirikut si lëndë e parë për bizneset të cilat e importojnë dhe ripërpunojnë , problemi me mospranimit e lajthisë si lëndë e parë, moslirimi i klipseve apo mbyllëseve prej metali bazë për produktet e fabrikave të mishit të cilat janë të domosdoshme për finalizimin e produkteve dhe moslirimi i alkoolit etilik i denatyruar nga akciza, ishin disa nga pikat kryesore të cilat u diskutuan gjatë takimit të mbajtur në mes OAK-së, bizneseve dhe Komisionit për lirimin e lëndës së parë nga Dogana.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me vështirësitë që bizneset prodhuese po hasin si rezultat i mos lirimit të lëndës së parë nga Taska Doganore. Një gjë e tillë po ndikon që prodhuesitë vendor të dalin në treg me çmime më të larta, gjë e cila po favorizon produktet e huaja më tepër se produktet vendore”./InLajmi/