Mabetex Prishtina ka udhëtuar në Barcelonë për këtë sfidë dhe pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 5-1.
Me golat e shënuar nga: Dyego, Esquerdinha, Daniel Shiraishi, Joselito, Matheus Rodrigues, ndërsa për Prishtinën shënoi Mergim Dervishaj.
Barcelona është kampione në fuqi e Ligës së Kampioneve dhe gjithashtu konsiderohet si një ndër skuadrat më të forta në botë.
Këtë gjë po e dëshmon edhe gjatë ndeshjes, ku ka mbi 70% të posedimit të topit, mirëpo edhe Mabetex Prishtina ka pasur raste shënimi, shkruan lajmi.net.
Fituesi caktohet me një ndeshje.