Kryetarit i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi shprehet se nuk është farë i kënaqur me miratimin e ligjit për Rimëkembje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës, raporton InLajmi.
Ai me tutje u shpreh me ironi se “Mendova që është gabim teknik pasi është shuma e vogël”.
Ai tha se një shumë e mjeteve financiare e cila është paraparë të shpenzohet për gastronominë i është dedikuar vaksinave kundër Covid-19.
“Edhe 3 milionë tjera janë paraparë për sektorin e gastronomisë. Kemi pritur që shuma që është në buxhet do të jetë për sektor privat e të cilat janë dedikuar për vaksina”- tha ai.
Ai nder të tjerash theksoi se nuk arrihet Rimëkëmja Ekonomike e paraparë duke i rritur skemat sociale në vend por duke e gjallëruar sektorin privat në Kosovë.
“Me rritje të skemave sociale nuk mund të arrihet rimëkëmbja ekonomike. Duhet me ngjallë sektorin privat”, tha ai tutje.