Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh edhe kandidat për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ka zhvilluar takim elektroal në Llap, përcjell InLajmi.
Ai tha se llapjanët janë në marrëdhënie të përhershme me politikën e presidentit Ibrahim Rugova.
Postimi i plotë i tij:
“Në Llap, në shtëpinë politike të Ibrahim Rugovës!
Motivimi dhe angazhimi, entuziazmi dhe besatimi, për LDK-në dhe për Republikën e Kosovës, dominonte fuqishëm te vendosmëria e strukturave dhe anëtarëve tanë.
Llapjanët folën bindshëm dhe thanë: Llapi është në marrëdhënie të përhershme me politikën e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, ngaqë synimet tona janë për një Kosovë të integruar në struktura euroatlantike dhe kundër politikave të dhunshme dhe degraduese.
Llapi ka qenë dhe mbetet i djathtë, ndërsa ne kemi qenë dhe do të jemi përherë me të.
Zoti e bekoftë Llapin!
Zoti e bekoftë LDK-në!”./InLajmi/