Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se do të ndahen mjete për gastronomët të cilët kanë pasur ndërprerje të punës për shkakë të pandemisë, raporton InLajmi.
Në Fondin Emergjent të prezantuar Hoti ka theksuar se për këtë kategori do të ndahen 3 milion euro për të ndihmuar në rinëkëmbjen e gastronomisë.
Po ashtu ai ka theksuar se ndjen keqardhje për situatën të cilën e ka krijuar pandemia dhe që gastronomëve i është dashur t’i ndërprehet puna për shkak të masave mbrojëse.
Kujtojmë se gastronomët ditë më parë kanë reaguar lidhur me orarin e kufizuar të zhvillimit të veprimtarisë së tyre e cila i kufizon mundësinë për të punuar me orarë të zgjatur./InLajmi/.