Ministri në detyrë i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi ka njoftuar se është finalizuar Projektligji për Gjykatën Komerciale, i cili është hartuar me mbështetjen e USAID-it, raporton InLajmi.
“Ky Projektligj do të ndihmojë në krijimin e më shumë vendeve të punës, do t’i përmbush nevojat e ekonomisë moderne, si dhe do të prodhojë siguri juridike për bizneset dhe investitorët e huaj”, ka thënë Selimi.
Ai poashtu është shprehur se mes tjerash kjo gjykatë do të largojë pasigurinë dhe barrierat me të cilat përballen bizneset.
“Një gjykatë efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të bizneseve do të largojë pasigurinë dhe barrierat me të cilat përballen bizneset aktualisht”.
“Do të ndihmojë bizneset të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë të besueshme, efektive dhe të qëndrueshme; Do të rritë besimin e bizneseve, investitorëve të huaj dhe publikut në sundimin e ligjit në Kosovë”.
Ministri në detyrë Selimi ka thënë se do të zvogëlojë perceptimin e korrupsionit, duke vendosur transparencë më të madhe në procedura gjyqësore./InLajmi/