Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosoves Daut Haradinaj ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës së Reçakut përcjell InLajmi.
Ai tha se pesha e dhimbjes është ende në mesin tonë edhe pas 22 viteve.
Ai shtoi më tutje se drejtësia do të triumfojë herët a vonë.
Postimi i plotë i tij:
Edhe pas 22 vitesh, pesha e dhimbjes krenare është në mesin tonë!
Reçaku dhe shumë vende të tjera nëpër Kosovë, u goditën nga barbaria serbo-jugosllave, por bota demokratike më në fund e kuptoi të vërtetën dhe ndërhyri mbi ushtrinë famëkeqe.
Sot e përgjithmonë do të ndjehem krenar me UÇK-në dhe me NATO-n, në krye me ShBA-të!
Drejtësia do të triumfojë herët a vonë!
Lavdi!/InLajmi/